Austria fiton Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 8

Shqipëria u rendit e teta në Eurovision 2025 që u zhvillua në Bazel të Zvicrës. “Zjerm” e Shkodrës Elektronike grumbulloi 218 pikë në total.

Kënga e Shqipërisë fitoi zemrat e publikut pasi mori nga votat e tyre 173 pikë, ndërsa nga të jurisë vetëm 45 pikë.

Edicionin e 69-të të Eurovision e fitoi Austria më “Wasted Love” të JJ. Kënga fituese mori 436 pikë në total dhe arriti ta mposhtë Izraelin e vendit të dytë falë pikëve të jurisë dhe publikut.

Vendi i tretë u takoi estonezëve me “Espresso macchiato” të Tommy Cash.

Të Fundit