“Programi ynë është për çdo person”, Berisha: Do bëjmë gjithçka për të kthyer sa më shumë shqiptarë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme zhvilloi një takim me një biznes fasonerie ku prezantoi programin e “PD-Shqipëria Madhështore”. Berisha shfrytëzoi takimin për të thënë që PD ka një program për çdo shqiptar.

Ai premtoi ulje të ndjeshme të çmimeve të energjisë, ujit dhe qirave, si dhe mbështetje të zgjeruar për pensionistët, të papunët, studentët dhe fëmijët. Sipas tij, këto masa janë pjesë e një programi gjithëpërfshirës që synon rigjallërimin ekonomik dhe kthimin e shqiptarëve në atdhe.

Berisha: Ne do kompensojmë çdo qindarkë të humbur në euro. Energjinë do ta shesim me 6 lekë, nga 18 që është sot, çmimin e ujit do ta përgjysmojmë. Çdolloj qiraje do të përgjysmohet. Edhe sipërmarrësi do ketë mundësi të investojë, të rrisë rrogat dhe të punësojë më shumë. Ju ftoj që këto 12 ditë që kanë mbetur, çdo familjar tuajin, çdo njeri që njihni, që akoma nuk është i vendosur t’i paraqisni programin tonë. Ky program është për çdo shqiptar. Ne do vendosim minimunin jetik për çdo pensionist me pension më të ulët se 200 euro, çdo të papunë, çdo fëmijë me një prind dhe për studentët me bursë, do rimbursojmë listën e ilaçeve që rimburson Repubika italiane. 70 euro bonusi për fëmijën e parë, 60 euro për fëmijën e dytë, nga lindja deri në 23 vjeç. Do bëjmë gjithçka të kthejmë sa më shumë shqiptarë.

Të Fundit