Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në qytetin e Durrësit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Gjatë fjalimit të tij, ai vë në dukje marrjen e një mandati të katërt, ku sipas tij, vlen për vazhdimësinë e negociatave.
“Ne na duhet diçka më shumë. Jo për mua, por për të pasur një vazhdimësi në negociata dhe për të mos u ndërprerë asnjë sekond. Negociata janë diskutime dhe dakordësi dhe kur bie dakordësia për të bërë gjëra, duhet të kalojë në proces. Kalon në qeveri, parlament, kërkohen vota.
Imagjinoni këto procese të kalojnë nga këneta. Nuk na del llogaria e ditëve të merremi me këneta. Të imagjinosh veten pa pritur dhe pa kujtuar, pasi ua përmbysëm imazhin për Shqipërinë, ua bëmë Shqipërinë një vend të vlerësuar, pasi troç iu mësuam se nuk nga shohin nga lart poshtë, nëse jemi ballë për ballë do na shohin me respekt. Pasi ua kemi mësuar këto, ata të marrin vesh që do flasin me bufin, që në çdo takim fiket llamba tre herë.
Më 16 maj në Tiranë te Sheshi Skënderbej do të vijë gjithë Europa. Jo vetëm BE, por do shkulem në gjithë, nga Lodra në Ankara. Të gjitha ata që janë anëtarë të KiE, do vijnë të gjithë te Skënderbeu, te profeti i historisë shqiptare”, tha Rama.