Aktori Gazmend Paja paraqitet në SPAK

Aktori i humorit Gazmend Paja është paraqitur të enjten në Prokurorinë e Posaçme.

I pyetur nga mediat pas daljes nga SPAK ku qëndroi për pak minuta nëse ishte paraqitur si aktor apo si investitor strategjik, Paja u përgjigj: “Jo isha me prokurorin ne kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijin dhe mori timin. Nuk e njoh prokurorin”.

Gazmend Paja, aktori i njohur i humorit është investitor strategjik në bregdetin e jugut. Kompani e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro.

Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar, sipas një vendimi të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

Në këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje. Hoteli do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.

Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdorët për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin.

Të Fundit