“Mjekësia s’di, por unë po” – Mjeku popullor që “shëron” kancerin për 400 mijë lekë në ditë!

Një qytetar është drejtuar në redaksinë tonë, për të bërë një denoncim për një mjek popullor në Libofshë të Fierit, tek i cili ka blerë 300 mijë lekë kremra, që nuk i kanë bërë asnjë efekt. Eqerem Duleviç pretendon, se pasi mjeksia ka hequr dorë, ai mund të shërojë kancerin.Qytetari i drejtohet të ashtuquajturit mjek, duke i thënë, se i afërmi i tij, ka kancer në lëkurë.Dulevic i sugjeron kremra dhe ilace, me përbërje bimore, sipas tij.Mjeku i thotë, që pacienti duhet të lahet me ujë fiziologjik e më pas të lyhet me vajra e të fashohet.Ky lloj mjekimi kushton 300 mijë lekë të vjetra. Por nëse do të trajtohet i gjithë trupi, kostoja është 400 mijë lekë të vjetra në ditë.Ne pyetëm, nëse Eqerem Dulevic është mjek, apo farmacist i regjistruar pranë Urdhrit të mjekëve apo farmacistëve, por nuk rezulton askund.Po kështu barnat, që ai jep nuk janë të certifikuara as nga AKU dhe as nga Agjencia Kombtare e Barnave.Në përballje me vetë “mjekun”, ky i fundit nuk pranon, që punon pa një licensë dhe nuk tregon as përbërësit, që e produkteve, që shet.

Të Fundit