Kostandin Plaku është një 72 vjecar nga Berati. Ai thotë, se prej vitit 2005 nuk merr dot certifikatat e pronësisë së 4 objekteve, që zotëron në zonën e Kalasë së Beratit.Kostandini thotë, se në vitin 2005 një prej banesave të tij u dogj bashkë me dokumentat e pasurive dhe që nga ai vit, Kostandini nuk merr dot certifikatat.Sipas të moshuarit persona, që kanë lidhje me Kadastrën, i kanë propozuar, që t’u japë një shtëpi, për të certifikuar të tjerat.Bashkë me 72 vjecarin ne shkojmë e shohim katër pasuritë e tij në zonën e Kalasë.
Zëvendësdrejtori i Kadastrës Berat, Thanas Kace na tregon rrugën e zgjidhjes, duke thënë, se për rreth një muaj Kostandini do pajiset me certifikatat e pasurisë për të katër objektet e tij.