Studimet kanë treguar se gratë bien në gjumë më shpejt dhe kalojnë më shumë kohë në gjumë të thellë, gjë që sugjeron një nevojë më të madhe për gjumë. Pagjumësia, depresioni dhe ndryshimet hormonale janë ndër prishësit e zakonshëm të gjumit tek gratë. Eksperti i gjumit, Tom Coleman, tha se ka disa arsye pse gratë kërkojnë më shumë pushim. “Ka disa debate rreth kësaj; një studim tregoi se gratë përdorin më shumë pjesë të trurit të tyre,” tha ai.
“Ne gjithashtu dimë që gratë kalojnë më shumë kohë në gjumë të thellë sesa burrat. Gjumë i thellë dhe gjumi i lehtë janë njësoj të rëndësishëm – shumë prej rikuperimeve fizike ndodhin gjatë gjumit të thellë, ndërsa shumë nga riparimet psikologjike ndodhin gjatë gjumit të lehtë.”
Studiuesit kanë zbuluar se gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat për shkak të mënyrës si funksionon truri i tyre. Një nga arsyet kryesore është fakti se gratë janë shpesh të angazhuara me shumë detyra njëkohësisht, duke përdorur më shumë zona të trurit sesa burrat, gjë që kërkon më shumë kohë për t’u rikuperuar gjatë natës. Sipas hulumtimit, gratë zakonisht kanë nevojë për rreth 20 minuta më shumë gjumë sesa burrat.
Hormonet gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në problemet e gjumit të grave, duke përfshirë ciklin menstrual, shtatzëninë dhe menopauzën, të cilat mund të shkaktojnë shqetësime të ndryshme gjatë natës. Për më tepër, mungesa e gjumit mund të ketë pasoja më të rënda për gratë, duke përfshirë një rrezik më të lartë për depresion, diabet dhe sëmundje kardiovaskulare