Ditën e sotme në Sarandë, një faëmijë 3-vjeçar është goditur aksidentalisht nga makina që drejtohej nga babai i tij.
Menjëherë fëmija është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por për shkak të plagëve të rënda, ai u vendos që të transportohet me helikopter drejt Tiranës.
Ende nuk dihen detajet e aksidentit.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.