E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Lëvizja e re politike brenda opozitës, Alibeaj: Duam të ndryshojmë sistemin…

Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi bashkë me 3 deputetët e opozitës Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Selaudin Jakupllari prezantuan atë që e quajtën grupim të ri në Parlament, që siç thanë mendojnë ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës.

Deputeti Dashamir Shehi sqaroi se nuk bëhet fjalë për një parti politike, as për një grupim politik por një grupim parlamentar që mund të shtohet me deputetë të tjerë.

Nga ana e tij Alibeaj tha se qëllimi është ndryshimi i sistemit dhe futja e listave të hapura.

“Ne që jemi këtu na ka bashkuar diçka, një qëndrim i qartë në mbështetje të drejtësisë, së dyti raportet jo thjesht të opozitë por të Shqipërisë me partnerët strategjikë janë të domosdoshme dhe së treti ne mendojmë që sot opozita është distancuar nga nevojat e publikut. Ndaj politika duhet të shkojë në duart e publikut, një nga elementët që e bën konkrete është vota përmes listave të hapura, politika ka dështuar sot, ndaj duhet që sot t’i dorëzohet publikut e drejta për të vendosur, një nga elementët më të rëndësishëm janë listat e hapura. Ne Mund të prezantohemi si bashkim partish. Thirrja jonë nuk është vetëm për kolegët deputetët, por i thërrasim dhe partive të tjera jo parlamentare, edhe flukseve të tjera jo të formalizuara dhe elitës shqiptare. është një moment i rëndësishëm ku ndodhet sot Shqipëria. për këdo që do të prezantohet në formën e një bashkësie partish që mendojmë ndryshe, do të aplikojmë në zgjedhjet e ardhshme sistemin me lista të hapura”, tha Alibeaj.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑