E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

Deklarata e Trump: Zoti më shpëtoi nga atentati për të rregulluar Amerikën

Ish-presidenti Trump tha në një intervistë se mendon që Zoti beson se ai do të “rregullojë” vendin pasi i mbijetoi një atentati në korrik.

Prezantuesi i Fox News Mark Levin e pyeti ish-presidentin nëse ai beson më shumë në Zot pas tentativës për vrasjen e tij gjatë një mitingu në Pensilvani më 13 korrik.

“Mendoj se ju mendoni si, nëse beson në Zot, ju besoni në Zot më shumë. Dhe dikush tha, pse? Dhe unë do të doja të besoja se Zoti mendon se unë do të rregulloj vendin tonë. Vendi ynë është kaq i shkatërruar dhe ndoshta kjo ishte arsyeja, nuk e di. Nuk e di, shumë njerëz e kanë thënë këtë”, tha ai.

Ish-presidenti ka thënë dhe më parë se ishte për shkak të Zotit që ai i mbijetoi incidentit. Ai gjithashtu lavdëroi agjentët e Shërbimit Sekret që lëvizën për ta mbrojtur atë ditë, duke thënë se ata ishin “shumë të guximshëm” dhe u hodhën mbi të brenda “sekondave“. Ai tha se snajperisti që kapi personin e armatosur ishte “i mahnitshëm”, por ai pranoi se dikush duhet të kishte qenë në çatinë ku ishte sulmuesi.

Shërbimi Sekret është përballur me një shqyrtim të hollësishëm në muajt që pas atentatit, teksa vërtiten pyetjet se si sulmuesi ishte në gjendje të qëllonte ndaj ish-presidentit.

Kimberly Cheatle dha dorëheqjen nga posti i saj si drejtore e Shërbimit Sekret pasi shumë njerëz i kërkuan asaj të largohej.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑