Alibeaj njofton ndarjen nga Basha: Do krijojmë grupim të ri politik

Deputeti Enkelejd Alibeaj ishte këtë të hënë i ftuar në media ku ka folur për nisjen e sensionit të ri parlamentar. Në këtë sesion të ri Alibeaj nuk do të jetë në të njëjtin grupim me Lulzim Bashën.

 

Ai tha se tashmë ai dhe disa deputetë të tjerë të cilët ndajnë të njëjtat mendime në disa çështje thelbësore për shoqërinë shqiptare, kanë rëndë dakord që të krijojnë një grupim të përbashkët politik.

“Bashkë me disa kolegë ne kemi rënë dakord që për sa kohë kemi pasur një qëndrim dhe të shkuar politike të përbashkët, në çështje thelbësore, sensitive, që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, është e udhës që të mblidhemi dhe të formojmë një grupim politik. Në mënyrë që në Kuvend të mos kemi vetëm një “ofertë opozitare” që është nën urdhrat e Sali Berishës por të ketë një  ofertë tjetër opozitare, një zë tjetër, një opozitë ndryshe me qëndrime të qarta për çështjet kryesore që shqetësojnë shoqërinë dhe të ardhmen e këtij vendi. Kemi rënë dakord të jemi larg ortakorisë Rama dhe Berisha”,-tha Alibeaj.

I pyetur nëse mund të zbulojë emrat se cilët deputetë do të jenë pjesë e këtij grupimi Alibeaj tha se secili do të flasë vetë dhe do e vlerësoj vetë pozicionin politik dhe qëndrimet që ka mbajtur. Ai tha se nëse një deputet është pro mbështetjes pro pa kushte ndaj SPAK-ut, nuk ka nevojë për ftesë në këtë grupim politik. Ndërsa shtoi se emrat do të zbulohen së shpejti.

Ky grupim i ri demokrat vjen pasi Gjykata vendosi që vulën dhe logon e Partisë Demokratike i takon Sali Berishës.

 

Të Fundit