Gruaja rreh bashkëshortin dhe i ngre kurth, e nxjerr në pritë ku e dhunuan barbarisht dy burra

Një 33-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

Sipas uniformave blu shtetasja E.S., e ka dhunuar bashkëshortin në mënyrë të vazhdueshme. Gjithashtu më datë 31 gusht, 33-vjeçarja organizoi një pritë ndaj bashkëshportit duke e lënë të takoheshin në afërsi të Urës së Institutit, ku i dërgoi dy persona të tjerë për ta dhunuar.

35-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen E. S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, 35 vjeç, banues në Institut. Më datë 31.08.2024, 33-vjeçarja ka lënë një takim me bashkëshortin e saj në afërsi të Urës së Institutit, dhe në vendtakimin e caktuar, kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ndodhet në spital, në spital në kujdesin e mjekëve”, thueht në njoftimin e policisë.

Të Fundit