Ish-ministri socialist: Drejtorët e Administratës të ndiqen penalisht, janë bërë arrogantë ndaj ligjit

Ish-ministri socialist Elmaz Sherifi i ka bërë një thirrje publike kryeministrit Edi Rama. Ai kërkon që të merren masa penale kundrejt drejtorëve që shkelin ligjin.

Sherifi ndalet veçanërisht tek Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i cili sipas tij ka ndërprerë pensionin suplementar, edhe pas një vendimi gjykate për rikthimin e të gjitha shumave që i ishin mbajtur prej disa vitesh.

Sherifi thotë se do t’i drejtohet Prokurorisë për çështjen në fjalë, por përmes kësaj thirrje publike ppër ryeministrin vë theksin te arroganca dhe paaftësia profesionale e drejtorit Astrit Hado.

“Thirrje Kryeministrit” !

Kryeministri Rama në një dalje televizive i bëri thirrje prokurorisë të ndiqte penalisht cilindo që kryen vepër penale. Madje theksoi, ee objekt i ndjekjes penale duhet të jenë drejtorët e administratës.

E drejtë, po përse nuk merr masa administrative qeveria ndaj drejtorëve shkelës të ligjeve?

Ja po u jap një rast që është konkret. Kisha takuar shumë njerëz që ankoheshin për Drejtorin e Përgjithshëm të Instutit të Sigurimeve Shoqërore i cili në dukje duket korrekt, si i urtë e tip flegmatik. Por, pamja gënjen. Duhet ta provosh që të kuptosh kush është.

Më korrik 2019 urdhëroi ndërprerjen e pensionit tim suplementar me një shkresë që ishte e formuluar si nga një diletant, por që fshihte djallëzitë e tyre si profesionistë në këtë fushë.

Në 13 dhjetor 2019 Gjykata Administrative e shkallës parë Tiranë, me vendim nr.4217 e shpalli vendimin e Drejtorisë Rajonale Tiranë absolutisht të pavlefshëm dhe urdhëroi të riktheheshin të gjitha lekët e ndërprera. Drejtoria e apeloi çeshtjen në gjykatën e Apelit dhe filloi ti shtoj zullumet.

Me sa kuptohet me “porosi nga lartë” prej prillit 2022 deri më korrik 2023 kjo administratë, nuk hidhte asnjë lekë në llogarinë time, ndryshe nga kërkesa që kishte bërë në gjykatë, për uljen e pensionit, nga rillogaritja?

Unë pensionin e kisha përftuar që më 2009, kur ika nga parlamenti dhe nuk kisha bërë asnjë kërkes? për rillogaritje. Ketu fillon vepra penale e shpërdirimit të detyrës. Përfsqësuesit te Drejtorit i kërkova në gjyq të më jepte shkresën që kërkoja rishikimin e pensionit suplementar. Nuk kam shkresë tha. Po përse thoni në shkresën tuaj, se sipas kërkesës tuaj bëmë rillogaritjen dhe ulëm pensioni?

Kuptohet që përgjigja nënkuptohej, mblodhi supet sikur sdinte gjë, por la të kuptohej se, bëjmë si duam, se askush nuk na thotë gjë nga qeveria.

Me 29 shkurt 2024 Gjykata Administrative e Apelit me vendim 4217 urdhëroi rikthimin e të gjitha shumave të ndalura prej 2019.

E takova edhe drejtorin Astrit. Por drejtori kollitej dhe hiqej si ligjvenës. Nuk kam ndeshur njeri më të çuditshëm. Dukej sa naiv, krejt i paaftë dhe fudull, kur më tha se nuk e zbatojmë vendimin, se kemi kompetencë ta interpretojmë vendimin e gjykatës?!

S’ka çudi më. Ky tip që sillet kaq brutal me mua që kam qenë ministër i tij e ish deputet, kuptohet çi punon popullit të thjeshtë. Duket, “aty duhet futur parmenda thellë”. Shumë ankesa ka nga njerzit për abuzim me pensionet e ulta, e shkeje të të drejtave sociale.

Takova edhe ministrin e Drejtësisë që të mos e mediatizoja çeshtjen. E falënderoj per mirëkuptimin, dhe shoqërishtë i thash, se aty ka vend per abuzime, duke i spjeguar rastin tim.

Zyra e Përmbarimit Tiranë me shkresë nr 9548 më 3 korrik 2024 i ka kërkuar ekzekutimin e vendimit. Ky Astriti djali dragua, si i këndohet në Labërinë time, nuk dorëzohet dhe mashtron, duke i kthyer përgjigje se personi èshtë likujduar ? Ore Astrit djali dragua. Ku e gjen forcën që nuk pyet për asnjë institucion shtetëror, e nuk zbaton vendimet e gjykatës?

Sigurisht që tani do vëmë në lëvizje edhe prokurorinë, por ju drejtova ju kryeministër publikisht me thirrje, që administrata juaj të ushtroj kompetencat e të kontrolloj këtë administratë arrogante, arrogancë që vjen edhe nga paaftësia profesionale, për të mos e akuzuar si shumë e korruptuar.

Astriti qëndron në majën e “Piramidës së Hans Kelzenit” për arbitraritetin. Aty sjelljet antiligjore janë bërë “mullar”. Për sjelljet antisociale, në një institucion social, që përdhos të drejtat sociale duhet të shkunden nga qeveria.”

Të Fundit