E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

Dyshohej se përdorej për spiunazh, balena gjendet e ngordhur në Norvegji

Një balenë e bardhë e dyshuar për spiunazh për Rusinë u gjet e ngordhur në Gjirin Risavika në Norvegjinë jugore, njoftoi transmetuesi publik norvegjez NRK.
Balena e ngordhur, e cila nuk kishte shenja të jashtme dëmtimi, u gjet nga një peshkatarë babë e bir të shtunën dhe trupi i saj u ngrit me një vinç dhe u dërgua në një port aty pranë ku do të hetohet shkaku i vdekjes.

Balena u pa për herë të parë në Norvegji pranë ujërave ruse në prill 2019 e veshur me një rrip me një kamerë të vogël të bashkangjitur dhe një kapëse ku shkruhej “Pajisjet e Shën Petersburgut”, duke nxitur thashethemet se mund të jetë një spiun rus, raportoi AP.

Balena peshonte një ton e 225 kilogramë dhe ishte e gjatë 4.2 metra.

Ekspertët thonë se marina ruse dihet se ka trajnuar balena për qëllime ushtarake.

Me kalimin e viteve, balena beluga është parë në disa qytete bregdetare norvegjeze dhe shpejt u bë e qartë se ajo ishte shumë e zbutur dhe kënaqet duke luajtur me njerëzit, sipas NRK.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑