E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Tentoi të përdhunonte 9-vjeçaren, Gjykata e Korçës lë në burg 71-vjeçarin në Maliq

Gjykata lë në burg 71-vjeçarin që tentoi të abuzonte seksualisht me 9-vjeçaren në fshatin Sheqeras të Maliqit.

Seanca gjyqësore filloi në orën 11:00 të paradites së sotme, ku Pëllumb Lamçe doli para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria kërkoi masën e “arrestit me burg” për veprën penale të “marrëdhënie seksuale me të mitur”, e mbetur në tentativë. Mbrojtja e të pandehurit, i përfaqësuar nga avokat i vendosur kryesisht, kërkoi një masë më të butë sigurie për 71-vjeçarin.

Deri në këtë fazë të hetimit, veç dëshmisë së të miturës, familjarëve dhe 27-vjeçares që e shpëtoi, prokuroria ka administruar si provë materiale edhe disa pamje filmike të bëra nga 27-vjeçarja në momentin kur edhe i moshuari edhe e mitura kanë qenë të dy gjysmë të zhveshur.

Gjatë pyetjeve nga prokuroria dhe gjykata, i moshuari ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka ngacmuar as të miturën dhe asnjë vajzë tjetër, ndërsa ka shfaqur çrregullime mendore duke folur për pronat që kishte patur në fshat dhe që ja kishin marrë.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg Lamçen deri në përfundim të hetimeve. Ngjarja u regjistrua 3 ditë më parë në fshatin Sheqeras të Maliqit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑