Prokuroria ka kërkuar masë arresti për 30 ditë, e cila u pranua nga gjykata. Po ashtu pritet të bëhet akt-ekspertimi për të mbledhur prova të tjera hetimore që do t’i vijnë në ndihmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kujtojmë se ngjarja u raportua dy ditë më parë, pas denoncimit të shefit të Urgjencës te QSUT Eqerem Hasani. Ky i fundit ka dëshmuar se i ka dhënë 50 mijë euro borxh Bibollarit, të cilin e ka dokumentuar. Ai rrëfeu po ashtu se kishte harruar çelësin e apartamentit te makina e tij pasi kishin mbaruar punë te noteri.
Pavarësisht pretendimeve të tij, Biboallari është identifikuar si autor i vjedhjes përmes pamjeve filmike.