Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama: Nuk i them dot jo Giorgia Melonit

Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyet se përse pranoi marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Gjatë samitit në Pragë, Rama theksoi se nuk mund t’i thoshte jo Italisë dhe Giorgia Melonit në të njëjtën kohë. Po ashtu theksoi se një tjetër arsye është për shkak të historisë dhe ndihmës së Italisë në situatat e vështira të vendit tonë.

“Marrëveshja u nënshkrua sepse fillimisht sepse nuk i themi dot jo Italisë, sidomos Melonit. Ne si themi dot jo Italisë për shkak të historisë, për shkak se sa e pranishme ka qenë pranë nesh në situata të vështira. Ne duhet të sillemi si europian, edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e familjes së madhe të BE. Emigracioni është kthyer në një luftë kulturash, çka do të thotë se ky është një dëm i madh. Shqipëria nuk ka pasur kurrë probleme lidhur me besimin, dhe nuk do të ketë kurrë sepse në i respektojmë njëri-tjetrin. Në fakt kjo nuk ka të bëjë me kulturën por me konceptin e territorit dhe të zgjedhurin se duhet të garanojnë sigurinë, dhe jashtë do dalin ata që ti sheh pra se është e nevojshme. Por kur vjen një, vjen edhe një tjetër, atëherë bëhet më e vështirë,” tha Rama.

Të Fundit