Për shkak të temperaturave të larta dhe valëve të të nxehtit shumë njerëz shkojnë në det duke bërë që shumë plazhe të Mesdheut të jenë të mbipopulluara. Megjithatë, ka ende plazhe pak të populluara për ata turistë që duan plazhe të qeta.
Revista e njohur Forbes në versionin spanjoll bazohet në një studim të kompanisë ajrore hungareze Wizz Air, që tregon se cilat janë plazhet më pak të mbushura me turistë në Evropë. Kompania analizoi më shumë se 50 vende evropiane dhe plazhet e tyre kryesore duke përdorur një llogaritje që përfshin matjen e vijës së plazhit dhe numrin mesatar të vizitorëve ditorë për të kuptuar se sa hapësirë ofron çdo plazh për person.
Studimi thekson se plazhet e qytetit të Durrësit janë më pak të populluara me turistë krahasuar me plazhet e tjera në Shqipëri.
Pavarësisht se është një nga pikat më të njohura turistike në Shqipëri, Durrësi ende konsiderohet një vend me plazhe të qetë. Sipas studimit nga kompania Wizz Air rezulton se çdo vizitor në qytetin e Durrësit ka hapësirën e nevojshme dhe shumë të bollshme që i duhet për të pushuar qetësisht.
Në përfundim revista e njohur Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet kryesore për këtë vit për ata udhëtarë që kërkojnë peizazhe më pak të njohura. Vendi ka një natyrë të egër, e cila ia vlen për t’u eksploruar dhe ka edhe shumë çmime të përballueshme.