E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

Tronditëse në Itali, 48-vjeçari pranon vrasjen e 4 të moshuarve për të cilët kujdesej

Një 48-vjeçar italian akuzohet për vrasjen e katër pacientëve të moshuar, për të cilët kujdesej gjatë 10 viteve të fundit, raportojnë mediat italiane.

Mario Euticia u paraqit të enjten me një avokat në një stacion karabinierësh në Caserta, Italia jugore, duke marrë përgjegjësinë për vdekjen e katër personave për të cilët ai kujdesej.

“Dua që dikush të më arrestojë. Duke vazhduar punën, ndoshta do ta bëja përsëri. Doja t’i jepja fund vuajtjeve të tyre”, tha ai, sipas Corriere della Sera

Siç shkruan Corriere, të katër të moshuarit vuanin nga kanceri. Eutitsia dyshohet se i vrau ata duke rritur në masë të madhe dozën e barnave që merrnin, duke përfshirë ilaçet kundër kancerit dhe qetësuesit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑