Punonjësit e kontrollit në burgun e Fierit kanë arrestuar një 66 vjeçare pasi tentoi të fuste lëndë narkotike në këtë institucion, ku do takonte një të paraburgosur.
Pas kontrollit u konstatua se shtetasja, Limoza Xhelali fshihte në pjesën e poshtme të atleteve 32.45 gramë lëndë naroktike, të cilën do t’ja jepte nipit të saj, Mariglen Gashit, i arrestuar për vjedhje.
Lënda narkotike u sekuestrua menjëherë në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme kriminalistike.
Në vijim të hetimeve, u krye edhe një kontroll në banesën e shtetases Limoza Xhelali nga forcat e policisë Lushnje, ku nuk u gjetën sende të paligjshme.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është duke vazhduar me veprimet proceduriale të nevojshme.