E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi këtë të premte një takim me kryeministrin Edi Rama.
Lajmi u bë publik nga amabsada e SHBA-ve, ku përmes një postimi në rrjete sociale ndau dhe disa foto nga takimi.
Ambasada e SHBA, bën me dije se VanHorn rikonfirmoi në takim mbështetjen e palëkundër të SHBA-ve për rolin e Shqipërisë në avancimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin
“E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të festuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes kombeve tona si aleatë të NATO-s dhe partnerë strategjikë. Znj. VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Qeverisë së SHBA për rolin e Shqipërisë në avancimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-ve në facebook.