Shqiptari dëbohet për 5 vite nga Zvicra pasi rrahu brutalisht një serb

Një 23-vjeçar, shqiptar i Kosovës, është dëbuar për 5 vite nga Zvicra, pasi i riu ka rrahur brutalisht një person nga Serbia.
Sipas mediave të huaja, Gjykata e Lartë Federale ka pranuar ankesën e prokurorisë publike të Zyrihut për dëbimin e 23-vjeçarit. Serbi kishte pësuar lëndime të rënda, teksa ky incident ka ndodhur në gusht të vitit 2020.

I riu ishte ende në periudhën e provës për një dënim të mëparshëm me kusht. Pas fillimit të hetimeve për këtë incident, kosovari dyshohet se ka kryer edhe krime të tjera, duke përfshirë kërcënimin e një punonjësi sigurie, shmangien e kontrollit policor, dhe goditjen e një personi tjetër në fytyrë, gjithashtu në gjendje të dehur.

Një tjetër pikë e cituar nga Gjykata Federale është se i riu nuk është i integruar ekonomikisht. Pavarësisht kërcënimit për dëbim nga vendi, ai nuk mundi të hynte në një marrëdhënie të qëndrueshme pune. Fakti që ai tani është duke punuar në biznesin e babait të tij tregon një mungesë të dukshme vullneti për të krijuar kushte të qëndrueshme.

Të Fundit