E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Aktualitet

Basha premton luftë korrupsionit, me SPAK, krijimin e Njësisë për Pasuritë e Vjedhura, forcim i KLSH

Deputeti Lulzim Basha, shprehet se korrupsioni është gangrenë më e madhe e shoërisë dhe zhvillimit ekonomik në vend. Ai shprehet se Shqipëria ka humbur mbi miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv.

Në videon e shpërndarë në facebook, Basha ka publikuar disa nga pikat e Programit për ndërhyrje të shpejt në luftën ndaj korrupsionit. Disa prej tyre janë mbështetja e SPAK dhe GJKKO, themelimin e Njësisë të Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, verifikimi i kontratave koncensionare dhe PPP, forcimin e KLSH dhe kthimin e tij në një Gjykatë të Kontrollit të Shtetit me fuqi ekzekutive.

Më poshtë postimi i plotë i Bashës:

Korrupsioni mbetet gangrena më e madhe për shoqërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Shqiptarët kanë humbur mbi 10 miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv, të shpërndarë në çdo hallkë të qeverisjes.

Në programin tonë ne parashikojmë ndërhyrje të shpejta dhe konkrete për të luftuar korrupsionin:

Ne do të themelojmë, sipas praktikave më të mira, Njësinë e Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, për të gjurmuar kudo pasuritë e vjedhura të shqiptarëve dhe për t’ia kthyer ato arkës publike;
Mbështetje e plotë dhe e gjithanshme si dhe bashkëpunim me SPAK dhe GJKKO;
Ndryshime ligjore në Ligjin “Anti-Mafia”për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet e zyrtarëve të lartë;
Verifikimi i kontratave koncesionare, PPP-ve, Prokurimeve Publike dhe anullimi i çdo kontratë korruptive;
Konfiskimi i pasurive të zyrtarëve publik të përfshirë në këto akte dhe PPP abuzive;
Do ta shndërrojmë Kontrollin e Lartë të Shtetit, që sot ka fuqi rekomanduese, në një Gjykatë të Kontrollit të Shtetit, me fuqi ekzekutive, vendimet e të cilit do të zbatohen menjëherë dhe pa asnjë pikëpyetje nga qeveria e ardhshme dhe nga çdo instancë e shtetit shqiptar;
Rishikimi i kuadrit ligjor për pjesëmarrjen e operatorëve off-shore në tendera dhe koncesione;
Çdo kontratë abuzive do të jetë subjekt i ligjit Anti-Mafia;
“Të gjithë të barabartë para ligjit” do të jetë fakt dhe jo slogan në qeverisjen tonë;
Me parimin “Ndiq paranë” dhe me vetting-un e politikanëve ne do të spastrojmë Parlamentin, qeverisjen qendrore dhe lokale nga politikanët e korruptuar, të pasuruar në kurriz të shqiptarëve – Shqiptarët duhet të dinë kush janë politikanët e korruptuar dhe kush jo;
Heqje e imunitetit të deputetëve duke i hapur rrugë hetimit të plotë nga ana e SPAK të çdo zyrtari të dyshuar për korrupsion;
Rishikim i Kodit Penal për ashpërsim të masave për të gjitha veprat e korrupsionit aktiv dhe pasiv.
Duke luftuar korrupsionin ne mundësojmë më shume investime, më shumë punësim, më shumë shërbime cilësore për qytetarët tanë.

Sepse Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑