Policia e Vlorës ndjek penalisht drejtorin e kompanisë që kryen punime në port

Një 31-vjeçar, drejtor i një kompanie që kryen punimet e ndërtimit në portin e Vlorës është ndjekur penalisht nga policia.
Bëhet fjalë për H. M., 31 vjeç, i cili ka ndotur ujin në plazhin e Vlorës.

“Menjëherë pas njoftimit për ndotje të ujërave në portin e Vlorës (rast i bërë publik dhe në disa media online), specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kryen verifikimet e nevojshme për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale përgjegjësit.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Ndotja e ujërave”, për shtetasin H. M., 31 vjeç, drejtor i kompanisë që kryen punimet e ndërtimit në portin e Vlorës.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për qytetarët që të denoncojnë çdo rast të ngjashëm të ndotjes së mjedisit 🌍, për të kontribuar në mbrojtjen e pasurisë së përbashkët natyrore dhe për garantimin e shëndetit publik 💧.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

Të Fundit