Vetëdorëzohet efektivi i policisë Erjon Goxhara. Polici akuzohet se plagosi Florenc Kostën. Ngjarja ndodhi më 19 gusht në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”.
Efektivi dyshonte se gruaja e tij kishte lidhje intime me Kostën.
NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.