Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.
Sipas burimeve për media, bëhet me dije se një automjet me targa greke ka rrëshkitur dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Shkak i aksidentit sipas drejtuesit të mjetit dyshohet të ketë qenë prania e vajit në rrugë, e cila ka çuar në rëshkitjen e makinës, e cila është rrotulluar disa herë në rrugë duke përfunduar në anë të saj.
Në automjet kanë qene duke udhëtuar 4 anëtare të një familje, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar vetëm me disa dëmtime të lehta.
Policia pritet të niset drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
Vetëm dy ditë më parë po në këtë aks rrugor pranë fshatit Udënisht u përplasen 3 mjete, ku mbetën të plagosur dy persona, dy prej të cilëve turistë angleze.
Shpesh herë drejtuesit e automjeteve thonë se hedhja e vajit në rrugën nacionale Pogradec – Qafë Thanë bëhet qëllimisht për shkaktimin e aksidenteve.