Milioneri ‘kursimtar’ zbulon mënyrën e tij të pazakontë për të kursyer ujin

Një biznesmen britanik i fiksuar pas kursimit thotë se ruan pasurinë e tij duke jetuar pa shpenzime edhe pse zotëron asete në vlerën më shumë se 2 milionë paundë.

Pronari i shtëpive Marcus White, 51 vjeç, fiton rreth 145 000 paundë në vit në Dorchester, në jug të Britanisë, por jeton duke shpenzuar vetëm 200 paundë në javë.

Duke pranuar shqetësimin për të kursyer sa më shumë, ai habit gazetarët duke thënë se urinon në kopsht për të kursyer ujin e bimëve, ndërsa shtëpinë e ngroh duke djegur palete qymyri.

 

Megjithëse zotëron një kompleks zyrash dhe një kompani për instruktorë biznesi, Marcus thotë se jeton me standardet e kohës kur ishte 20 vjeç, kur fitonte vetëm 2 paundë në ditë.

Megjithëse ka më shumë se 200 000 paundë të thata në bankë, Marcus ka vetëm një furgon me të dashurën e tij Rosie Morrell, ndërsa për kontratën e celularit aguan vetëm £8 në muaj.

Ai gjithashtu rrit perimet e frutat e tij, dhe shpesh shkon për peshk, me të cilin ushqehet.

Marcus thotë: “Megjithse njerëzit besojnë se jam në një pozitë të fortë financiare, unë përsëri shqetësohem për paratë. Jam plotësisht e kundërta e kosumerizmit, nuk më pëlqen fare konsumi dhe kultura aktuale që e nxit atë.

“Nuk më pëlqen të shpërdoroj asgjë, instinktivisht mundohem të kursej çdo gjë, blej vetëm gjërat më të nevojshme. Jam i lumtur të jetoj me minimumin e mundshëm. Shpenzoj vetëm harxhimet mujore për ushqim, fatura, 8-paund në muaj për celularin dhe për furgonin që kam me të dashurën time”.

Ai është diplomuar për fizikë në universitetin e Oxford dhe fillimisht vendosi të krijonte biznesin e tij të mobiljeve.

Në moshën 24 vjeçare ai u kthye në fermën e prindërve dhe ktheu një plevicë në punishte, nga e cial fitonte rreth 5000 paundë në vit.

Babai dy fëmijëve shton: “Punën me drurin e kisha pasion dhe këtë e ktheva në biznes. Në vitet 90-të ishte e vështirë të fitoje para. Punoja me orë të gjata dhe kisha stresin e krijimit të bioznesit tim “.

Rrjedhimisht pas dy vjetësh ai hoqi dorë nga puna me mobiljet dhe nisi të kërkonte për diçka tjetër.

Babai tij shiti fermën por Marcus mbajti një pjesë të tokës për të cilën më vonë mori leje ndërtimi. Ai ndërtoi zyrat e tij të biznesit dhe tani thotë se po shijon frytet e punës.

“Tani jam në pozitë të mirë financiare por kursej çdo qindarkë dhe jetoj shumë modestisht. Unë jam rritur në një fermë dhe nuk shpërdoroj asgjë, por ricikloj gjithçka. Të gjitha riparimet i bëj vetë dhe shtëpinë e ngroh me palete druri”, thotë ai përThe Sun.

Të Fundit