Një 39-vjeçare është arrestuar pasi ka goditur policin dhe punonjësin e sigurisë në Spitalin e Traumës.
TIRANË- Një 39-vjeçare është arrestuar pasi ka goditur policin dhe punonjësin e sigurisë në Spitalin e Traumës. 39-vjeçarja Henxa Deliu kishte kërkuar të futej në ambientet e brendshme të spitalit, pasi djali i saj po merrte mjekim.
Por, roja nuk e ka lejuar dhe 39-vjeçarja e ka goditur. Më pas, roja ka lajmëruar policët që ta largojnë, por gruaja ka kafshuar një prej policëve në shpatull dhe e ka goditur.
39-vjeçarja është arrestuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.