Plagosi 45-vjeçarin që i ngacmoi të dashurën, ky është efektivi i policisë

Personi në foto është Erjon Goxhara, efektivi i policisë që plagosi me armë zjarri sot një 45-vjeçar pas një konflikti për motive të dobta.

Autori i identifikuar si Erjon Goxhara, punonjës policie, e ka plagosur 45-vjeçarin pasi ky i fundit dyshohet se i ka ngacmuar partneren.

Policia thotë se i plagosuri ndodhet në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur drejtori i AMP, Florian Sulejmani.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit