Një 61-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i spitalit ku ndodhej i shtruar.
Burri nga Burreli ndodhej në QSUT dhe sipas policisë dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
Paraprakisht mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes