Avokatja me origjinë shqiptare, Eva Buzo, e cila jeton në Australi ka përfunduar sfidën e saj, duke arritur me not nga brigjet e Leces deri ne Gadishullin e Karaburunit , ku dhe ka prekur tokën Shqiptare në një nga gjiret e Karaburunit, në afërsi të kepit të Gjuzës.
Buzo e nisi këtë sfidë edhe një vit më parë, por e la në mes për shkak të probleme shëndetësore që shfaqi.
Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit, që ka zgjatur 35 orë e 17 minuta. Në total, avokatja shqiptare ka përshkruar 92 milje. Ajo është shoqëruar nga roja bregdetare dhe dy mjetet tip gomone.
Në momentin e mbërritjes Eva nuk është në gjendje të flasi për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Ndërkohë raportohet se gjendja e saj është shumë e mirë