Do të blejë vilë në Palasë? Meloni përgënjeshtron lajmin: Nuk është e vërtetë!

Kryeministrja e Italisë, Girogia Meloni ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga media italiane “Il Foglio” se është e interesuar për të blerë një vilë private në zonën e lakmuar të Palasës në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e njohur italiane, Corriere della Sera, sipas së cilës, Meloni është shprehur e trondit nga lajmi i rremë dhe lehtësia me të cilin u përhap ai.

 

Nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të jepen si lajm gjërat që nuk i kam menduar asnjëherë,” citon gazeta kryeministren italiane.

“Il Foglio” në artikullin e saj për vilën e Melonit në Palasë i referohej burimeve politike dhe diplomatike në qeverinë shqiptare, ku raportonte se vila ishte pjesë e një resorti dhe kishte pishinë, kopsht privat dhe pamje nga deti, ku çmimi i saj shkon në qindra mijëra euro.

Lajmi u përcoll edhe nga shumë media të tjera duke u lidhur edhe me ndërtimin e kampeve të refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, ku do të strehoen refugjatët afrikanë që kapen në brigjet italiane.

Me pak fjalë, blerja hipotetike e vilës në Shqipëri do të ishte (edhe) një lloj favori nga Meloni për Ramën (ose anasjelltas). Por sipas Corrieres të gjitha këto janë të pavërteta dhe pjesë e një fushate shpifje mbi kryeministren italiane.

 

Të Fundit