Ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës 19-vjeari italian, i cili mbeti i plagosur nga përplasja e dy Jet Ski-ve në Velipojë.
Mësohet se bëhet fjalë për të riun Nicola Loro.
“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, njofton policia.
Përplasja ndodhi ditën e sotme në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë.
Shkak dyshohet se u bënë manovrat e gabuara.
Të dy mjetet lundruese drejtoheshin nga shtetas italianë, 19-vjeçari Loro i ndërroi jetë dhe 20-vjeçari S.D.
Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit