Shtatë vetëvrasje brenda dy ditëve! Var veten në banesë 28-vjeçari në kryeqytet

Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në kryeqytet, ku një i ri i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja tragjike ndodhi në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku 28-vjeçari me iniciale J. M., 28 vjeç u vetëvar në banesë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Brenda dy ditëve, raportohet shtatë vetëvrasje në vend! Sot në mesditë, një 60-vjeçare u gjet e vetëmbytur në Liqenin Artificial të Tiranës. Ndërsa në mëngjes, një e moshuar i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i banesës. Ngjarja ndodhi në rrugën “Hamdi Sina” në Tiranë, ku 78-vjeçarja ndërroi jetë në vend.

Një ditë më parë, Polumbarët e Reneas gjetën trupin e pajetë të një 21-vjeçari, që dyshohet se u vetëmbyt në një kanal me ujë në fshatin Çukas të Lushnjës.

Ndërsa një 23-vjeçare, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, u hedh nga kati i pestë i pallatit të saj, në rrugën “Asim Vokshi”.

Të enjten, në afërsi të Medresesë, një 81-vjeçare i dha fund jetës, duke u vetëvarur në shtëpinë e saj.

Të Fundit