Paulin Deda tregon, se ka kryer 14 muaj burg edhe pse ishte i pafajshëm. Ai thotë, se u arrestua për kultivim hashashi e më pas gjykatat e shpallën të pafajshëm, pasi njëri prej tre vëllezërve e kishte pranuar fajin. Paulini iu drejtua Gjykatës Administrative të Apelit, për të marrë dëmshpërblimin, por Ministria e Financave e apeloi këtë vendim, që i njihte atij dëmshpërblimin. Prej vitit 2018 e deri më sot, cështja nuk është shqyrtuar ende.Sipas ligjit, një ditë burg është 2000 lekë e një ditë paraburgim është 3000 lekë. Duke qenë se Paulin Deda dhe vëllai i tij kanë qëndruar 418 ditë paraburgim, duhet të përfitojnë 836 mijë lekë të reja secili.Qytetari u drejtua në Gjykatën Administrative të Apelit, për cështjen me gjyqtaren Enerjeta Shehaj, por për këtë rast, se nuk ka datë shqyrtimi.
- +355 67 220 8888
- [email protected]