Një shofer autobusi në Kinë humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një turmë njerëzisht, pasi pësoi një arrest kardiak.
Si pasojë, tre këmbësorë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën.
Sipas Le Figaro, ngjarja ndodhi sot në Nanchang, një qytet në Kinën jugore, kur një shofer autobusi humbi kontrollin e automjetit dhe përplasi për vdekje tre këmbësorë. Sipas informacioneve të para nga policia lokale, 51-vjeçari ka pësuar infarkt dhe ka humbur kontrollin e autobusit që drejtonte.
Autobusi ka devijuar dhe ka përplasur turmën, ndërsa kalimtarët nuk kanë mundur t’i shmangen mjetit.