Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me drejtuesit e gjimnazeve të Tiranës.
Gjatë fjalës së tij, Rama solli si shembull simbolik një gur, për të përcaktuar kufirin mes të drejtës për të protestuar dhe detyrimit të shtetit për të mbrojtur qytetarët.
“Ky gur është objekti që ndan qartësisht dy anët e kësaj historie dhe përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar dhe për të marrë në mbrojtje qytetarët, ata që duan të shkojnë në punë apo në shkollë.
Nevoja për të reflektuar mbi mënyrën se si të gjithë mund ta adresojmë traumën e këtij brezi të ri që po rritet, ku një pjesë e vajzave dhe djemve në moshë të re janë kontingjent i këtyre forcave që kanë tronditur Evropën dhe po shfaqen me zjarr dhe hekur në shumë kryeqytete evropiane, edhe pse situata jonë është më e komplikuar.
Duart që janë futur këtu për të shfrytëzuar mungesën, janë duar që së bashku kërkojnë të shfrytëzojnë momentin e boshllëkut, hapësirën për të frenuar ecurinë e vendit tonë, një vend që ka qenë eksportues i stabilitetit, dhe për të frenuar procesin e negociatave.
Kur kam parë dje pamjet e nxënësve që vandalizonin librin e Gjergj Fishtës, nuk kam ndier asgjë tjetër përveç shqetësimit të madh, që shkon përtej faktit se një grusht adoleshentësh po dhunonin një simbol kuptimplotë.
Kjo do të thotë se ata nuk e dinë kush është Gjergj Fishta dhe kjo është një arsye që ne të reflektojmë mbi këtë padije dramatike, në një kohë kur duhet të jemi në një front të përbashkët.
TikTok-u dhe platformat e tjera sot janë bërë pjesë e jetës paralele, ku algoritmi, varësisht se si e ndan nga realiteti”, është shprehur Rama.



