Kërkon heqjen e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Berishës

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie, ku mbahet prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

Deri tani kërkesa e tij është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme dhe Apeli i kësaj gjykate, ndërkohë që avokatët e tij thonë se qëllimi i këtyre vendimeve është që Berishës t’i hiqet mandati i deputetit për shkak të mungesave në Kuvend.

Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani. Së fundmi SPAK shtyu afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë. Zgjatja e afateve të hetimit pritet të miratohet nga Gjykata e Posaçme.

Të Fundit