Autoritetet greke janë alarmuar mëngjesin e kësaj të marte pasi një 19 vjeçar gjeorgjian hyri në një shkollë të mesme në Athinë me një thikë dhe çekiç, duke lënë të plagosur një nxënës nigerian dhe drejtorin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, sipas asaj që raportojnë mediat vendase.
Sipas raportimeve, arsyeja e sulmit ka të bëjë me mosmarrëveshjen që vëllai i sulmuesit ka pasur me studentin nga Nigeria. Dy fëmijët ishin grindur dhe sot vëllai i madh ka shkuar të hakmerrej. Ai ka hyrë në shkollë dhe ka rrahur me çekiç nxënësin nigerian, para se të plagosë me thikë drejtorin e shkollës.