Hodhi nga dritarja 23-vjeçaren dhe shfrytëzonte për prostitucion edhe 4 vajza të huaja, arrestohet 39-vjeçari

Policia ka vënë në pranga 39-vjeçarin Ismet Zoto, i cili më 5 Mars të këtij viti hodhi nga kati i dytë i një ndërtese në Durrës një 23-vjeçare nga Barcelona. Fatmirësisht, vajza ra mbi çadrat e një lokali.

Uniformat blu njoftojnë se i arrestuari akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion të renë dhe 4 vajza të tjera, shtetase të huaja në një banesë në lagjen nr.2 të Durrësit ku gjithashtu konsumonin lëndë narkotike. Më herët, për rastin u proceduan penalisht 5 shtetaset e huaja.

“Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të përcaktuar plotësisht autorësinë dhe rrethanat e mbajtjes së një banese në lagjen nr. 2, Durrës, për prostitucion dhe për konsumim të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak. Në lidhje me rastin, për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit””, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit