Qëllohet me armë zjarri një person në fshatin Rrile të Lezhës. Raportohet se një person është qëlluar me armë, ndërsa rrethanat janë ende të panjohura.
Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes, afër gjimnazit të fshatit.
Raportohet si i plagosuri është 54-vjeçari Agron Puka, ndërsa pritet që të tjera detaje të zbardhen në vijim.
I plagosuri fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.
Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.