Njëri qëlloi me sëpatë, tjetri me armë, plagosen dy vëllezërit në Lushnje

LUSHNJE– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Çukas të Fier Sheganit, ku dy vëllezër kanë mbetur të plagosur, pas një sherri që kanë pasur me njëri tjetrin për pronën.

Mësohet se dy vëllezër kanë përfunduar në spital, pasi janë konfliktuar duke goditur njëri-tjetrin me sëpatë dhe me armë.

70-vjeçari Nazif Musai dyshohet se ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke e goditur me sepatë dhe kosore.

57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 70-vjeçari ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar me ambulancë.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Të Fundit