STOP-EMISIONI 18(Sezoni 12) 1 Tetor 2026-Miliona borxhe ne shtet, ekonomistja u merr parate bizneseve, i fut ne xhep, ngre dhe zerin

Rikthehet në “Stop” rasti i ekonomistes Marsida Zoto nga Durrësi, pas denoncimit të parë më 8 qershor 2026. Biznesmeni Viktor Kumeta pretendonte, se i kishte besuar Zotos kryerjen e pagesave dhe detyrimeve të biznesit, por më vonë u përball me gjoba dhe detyrime të papaguara në shumën 4 milionë lekë të vjetra.Në interesimin e parë të “Stop”, ekonomistja, e kontaktuar në komisariat, tha, se çështja ishte në Prokurori. Sipas saj, bëhej fjalë për një gabim dhe se shuma do të kthehej brenda një muaji.Por tashmë në redaksi ka mbërritur një tjetër denoncim, këtë herë nga Xhulian Muça, ish-pronar i një agjencie udhëtimesh në Durrës. Ai tregon, se kishte marrë Marsida Zoton si ekonomiste, pas disa muajsh, mori një njoftim nga përmbarimi, se biznesi ishte debitor. Sipas tij, detyrimet arrinin rreth 3- 3.5 milionë lekë të vjetra, të cilat, u detyrua t’i paguante sërish vetë.Ndërkohë, sipas materialit të “Stop”, edhe qytetarë të tjerë kanë bërë denoncime ndaj ekonomistes në Komisariatin e Policisë Durrës, duke e ndjekur çështjen edhe në rrugë ligjore.Gjatë përballjes, Zoto ka pretenduar, se disa pagesa ishin kryer, por verifikimet kanë treguar, se ato ishin të papaguara.Për rastin e Xhulian Muçës, ekonomistja pretendon, se detyrimet lidhen me gjoba, ndërsa pranon, se pagesat nuk janë kryer në kohë nga ana e saj.

Në gjykatë, seanca ndaj Ilir Metës u shty për shkak të mosparaqitjes së avokatit mbrojtës, i cili u gjobit me 5 mijë lekë të reja.Ndërkohë, në një tjetër zhvillim, Edi Rama u prit me protesta gjatë vizitës së tij në QSUT, ku qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre.Edhe vizita e Ursula von der Leyen pasditen e djeshme në Tiranë u shoqërua me protesta në shesh, duke e bërë atmosferën politike të ditës të dominohet nga kundërshtimet, protestat dhe përplasjet publike.

Eriselda Arapi, banore me qira në Njësinë Administrative 11, Laprakë, trajtohet me bonus qiraje nga Bashkia e Tiranës, por për muajt korrik dhe gusht, pagesa nuk kishte kaluar. Për familjen, kjo pagesë është e domosdoshme për të përballuar qiranë, ndaj Eriselda u detyrua të merrte borxh, për të mos mbetur pa strehim.“Stop” u interesua pranë pronarit të banesës, i cili konfirmoi, se dy muajt e bonusit nuk kishin kaluar. Në Bashki, fillimisht na thanë, se pagesat ishin kryer. Por verifikimi i hyrje-daljeve bankare të pronarit tregoi, se pagesat për korrikun dhe gushtin, nuk rezultonin.Pas rikthimit të gazetares pranë Bashkisë, institucioni deklaroi, se pagesa do të hidhej atë ditë. Dhe kështu ndodhi. Dy muajt e bonusit kaluan në llogari dhe rasti i Eriseldës u zgjidh.

Të Fundit