Tronditëse në Durrës! Një vajzë e hedhin nga kati i dytë i hotelit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qendër të Durrësit rreth orës 14:40. Siç bën me dije policia, dyshohet se pas një konflikti fizik, një vajzë e kanë hedhur nga kati i dytë i hotelit.

Mësohet se e reja është nga Venezuela dhe se personi që e ka shtyrë është një 39 vjeçar nga Shijaku.

“Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit”, mësohet nga blutë e Durrësit.

Fatmirësisht vajza ka rënë mbi çadrën e lokalit që ndodhej aty pranë dhe ka shpëtuar. Ndërkohë gazetarja e Klan News Enkeleda Arapi e cila ka siguruar dhe videot nga vendi i ngjarjes, bën me dije se shqiptari ishte klienti i saj, pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. Të përfshira në këtë aktivitet rezultojnë dhe disa vajza të tjera.

 

Të Fundit