U grabit 29 vite më parë, gjendet në Londër “Ferrari” i pilotit të Formula 1

Është zbardhur vjedhja e një “Ferrari” që i përkiste ish-pilotit të Formula 1, Gerhard Berger, pas 29 vitesh. Ferrari (F512M Testarossa) u grabit gjatë vitit 1995.

Makina luksoze u grabit nga hoteli ku shoferi Berger po qëndronte në Imola. Madje thuhet se shoferi austriak kishte tentuar të ndalonte hajdutët, teksa e ndoqi me makinën Volkswagen Golf të mikut të tij, por pa rezultat.

Makina duket se ka bërë xhiron e globit, pasi nga Japonia është shitur në Londër, ndërsa më pas ka kaluar në duart e një amerikani.

Në janar, Policia Metropolitane mori një raport nga Ferrari, ku thuhej se nga kontrollet ka rezultuar se një makinë e blerë nga një amerikan gjatë 2023, është një automjet i vjedhur. Pas disa hetimeve, makina i është dorëzuar kompanisë.

F512M është verisoni më i fuqishëm i Testarossa, me një shpejtësi maksimale prej 315 km/h . Mjeti shkon nga 0 në 160 kilometra (100 mph) në rreth 11 sekonda. Ferrari ka prodhuar vetëm 500 të tilla.

 

Të Fundit