Pak kohë më parë transmetuam problematikën me gjyqtarin e Vlorës, Hektor Sinanaj. Ne treguam pasaktësitë dhe fshehjen e pasurisë së tij ndër vite. Gjatë punës si avokat në Vlorë për vitet 1992-2000 Hektor Sinanaj kishte deklaruar 170 milionë lekë të vjetra, por Sinanaj si avokat, nuk figuronte si subjekt i regjistruar.Po kështu gjyqtari kishte probleme me një banesë të dhuruar nga e ëma,një makinë të dhuruar, pa deklaruar dhuruesin, apo të ardhurat nga një bilardo. Sinanaj është dhe pronar edhe i një ndërtese 3 katëshe përballë gjykatës së Vlorës, objekt i ndërtuar pa leje, e me origjinë trualli të dyshimtë. Në këtë godinë gjyqtari jep zyra me qira për avokatë e psikologë, të cilët i “furnizon” me puna nga gjykata.Pas këtij transmetimi gjyqtari Sinanaj bëri publik teksin e dorëheqjes drejtuar KLGJ-së, prej të cilit u tërhoq pak ditë më vonë. Në këtë pikë ILD me procedurë të përshpejtuar i ka kërkuar KLGJ-së shkarkimin e këtij gjyqtari dhe ndjekjen penale, sipas fakteve të publikuara në “Stop”. Nga ana tjetër,Prokuroria e Tiranës, edhe pse ka një kallzim për Sinanajn, për fshehje të ardhurash, akoma nuk ka nisur asnjë hetim.
- +355 67 220 8888
- [email protected]