Stop/Qytetarët rrezikonin jetën nga gropat në rrugë, pas ndërhyrjes së Stop kompania i mbush ato…

Ditën e djeshme transmetuam rastin e një qyetari, që tha, se ishte duke u kthyer nga Pogradeci për në Tiranë dhe në aksin Elbasan-Bradashesh, i ka ndodhur një aksident në orën 9 të mbrëmjes.Ai tregoi, se iu rrezikua jeta nga gropat, ndërsa për dëmet në automjetin e tij, nuk mban askush përgjegjësi.Ne pamë situatën, për të cilën referoi denoncuesi, dhe i gjithë segmenti Bradashesh-Elbasan, kishte probleme në infrastrukturë.Ne mësuam, se për mirëmbajtjen e rrugës, ishte kontraktuar firma 2T, inxhinieri i së cilës, tha, se do të nisin riparimet, por koha me shi e ka penguar këtë.Pas transmetimit të këtij shqetësimi, më në fund firma 2T mori masa për riparimin e dëmtimeve në këtë aks të rëndësishëm. Firma ka mbushur gropat, që ishin shfaqur në këtë segment shumë të frekuentuar.

Të Fundit