Katër persona nga Shqipëria janë arrestuar në Kosovë për shkak se janë kapur duke shpërndarë para të falsifikuara.
Policia e Kosovës bën me dije se gjatë aksionit të zhvilluar janë ndaluar dy makina, BMW X5 dhe Skoda, me 4 persona.
Gjatë kontrollit në veturën BMË X5 është hasur sasia e parave të dyshuara si të falsifikuara në shumën prej njëzet e katërmijë e gjashtëqind 24,600.oo euro.
Prokuroria Speciale njofton se në këtë rast janë sekuestruar 24,600.oo euro, dy automjete të përdorura nga personat e dyshuar, si dhe 9 telefona celularë.
Me aktvendim të Prokurorit nga Prokurorisë Speciale personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë.