Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Lushnjë, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka humbur jetën një 82-vjeçar.
Bëhet me dije se zjarri ku humbi jetën 82-vjeçari Koli Koçi është shkaktuar për shkak të një shkëndije elektrike.
“Rreth orës 07:40, në fshatin Bubullimë, Lushnje, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa e shtetasit K. K., 82 vjeç. Për pasojë, ka ndërruar jetë 82-vjeçari. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.
Siç shihet edhe në foton e mësipërme banesa nga zjarri ëhstë shkrumbuar totalisht, fatmirësisht është shpëtuar nga flakët bashkëshortja e Koli Koçit, Kristina.