Qëllohet me armë në drejtim të makinës së 42-vjeçarit, çfarë sot ndodhi në Tiranë

Një 42-vjeçar ka kallëzuar në polici se në drejtim të automjetit të tij kishin qëlluar me arme zjarri. Denoncimi u bë nga shtetasi Rudolf Zefi.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të Fundit